Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë shqiptare, shkak bëhet fotoja e postuar në Snapchat

Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë shqiptare, shkak bëhet fotoja e postuar në Snapchat

Një ngjarje e paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila mori vendimin drastik për t’i hequr menjëherë titullin fitueses së zgjedhur për vitin 2025, Sarah Dzafce. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Kosova është tashmë e para “Miss” në historinë e kompeticionit finlandez që humb zyrtarisht kurorën e saj, një hap ekstrem që nuk ishte marrë kurrë më parë në këtë formë. Gjithçka ndodhi më 1 dhjetor, pasi media finlandeze Ilta-Sanomat publikoi një imazh të Sarah-s, i cili po qarkullonte me shpejtësi në Snapchat dhe Instagram. Në foto, ajo shihet duke tërhequr sytë me gishta për t’u dukur “të pjerrët”, një gjest i njohur ndërkombëtarisht si tallës ndaj komuniteteve aziatike. Mbishkrimi në finlandisht “Kiinalaisenkaa syömäs” (“Duke ngrënë me një kinez/ushqim kinez”) u konsiderua...