Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë uron Klodian Brahon

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë uron Klodian Brahon

Pas reagimit të Ambasadës së SHBA-së dhe kryeministrit Rama, edhe Ambasada Gjermane në Tiranë ka postuar një deklaratë në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku ambasadori gjerman i shpreh urime Klodian Brahos.  Ambasadori Bergner thotë se mirënjohja i shkon edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës.  “Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës.”  “I...