Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë
Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Greke, ka finalizuar operacionin e koduar “Provat”, i cili çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak, të lidhur me shtetas shqiptarë të arrestuar në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë. Gjatë operacionit u sekuestruan 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra. Arsenali u gjet në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi. Pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe greke, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë zhvilluan kontrolle në banesat e personave të dyshuar. Në fshatin Labovë e Kryqit, Gjirokastër, shërbimet policore gjetën të fshehura në banesën e shtetasit Dhimitër Meci, 45 vjeç, dy kallashnikovë,...