Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

“Don’t worry, be happy”! Kështu Nicolas Maduro, lideri i Venezuelës, këndon dhe kërcen ndërsa ushtria amerikane i afrohet gjithnjë e më shumë tokës së vendit të tij. “Nga Venezuela, ne kërkojmë dhe urdhërojmë që t’i jepet fund ndërhyrjes së paligjshme dhe brutale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”,deklaroi Maduro. Deklarata e tij vjen pasi forcat amerikane sekuestruan një anije çisternë në brigjet e Venezuelës. Presidenti Donald Trump e konfirmoi një gjë të tillë, duke pohuar se madhësia e mjetit lundrues ishte e konsiderueshme dhe paralajmëroi veprime të tjera.  “Po ndodhin edhe gjëra të tjera. Do t’i shikoni pak më vonë. Do të flasim për veprime të tjera më vonë dhe disa njerëz të tjerë”, tha Trump. Kjo shënon një përshkallëzim në tensionet mes Uashingtonit dhe...