Sukses historik për Greqinë, ministri i Financave zgjidhet president i ri i Eurogroup

Sukses historik për Greqinë, ministri i Financave zgjidhet president i ri i Eurogroup

Ditë historike për Greqinë karakterizohet nga shumica e mediave greke 11 dhjetori pasi  ministri grek i Financave, Kyriakos Pierrakakis, u zgjodh njëzëri president i ri i Eurogroup. Zgjedhja e tij u miratua pa kundërshtime, pasi ministri belg Vincent Van Peteghem u tërhoq nga gara, duke hapur rrugën për konsensusin e plotë. Kjo është hera e parë që një ministër grek merr drejtimin e Eurogroup, zhvillim që interpretohet gjerësisht si dëshmi e besimit të shtuar të partnerëve evropianë ndaj Greqisë dhe e vlerësimit për stabilitetin ekonomik të vendit, reformat fiskale dhe progresin në transformimin digjital. Sipas analizave, zgjedhja njëzëri e Pierrakakis përfaqëson një moment simbolik për imazhin e vendit dhe për peshën e tij politike në tryezën evropiane. Pierrakakis merr detyrën menjëherë, pas dorëheqjes së ish-presidentit...