“Porti i Vlorës nuk do të nisë punë”, Kapri: Asnjë koncesion i qeverisë nuk ka qenë frytdhënës

“Porti i Vlorës nuk do të nisë punë”, Kapri: Asnjë koncesion i qeverisë nuk ka qenë frytdhënës

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si janë dhënë koncesionet, duke i cilësuar ato si afera korruptive dhe të dështuar, që nuk kanë sjellë asnjë përfitim për qytetarët. Në fjalën e tij në seancën plenare, Kapri tha se asnjë koncesion i dhënë nga qeveria nuk ka qenë frytdhënës, ndërsa përmendi disa raste konkrete, përfshirë koncesionet në sektorin e shëndetësisë, që sipas tij janë nën hetim nga SPAK dhe kanë dështuar të përmirësojnë shërbimet publike. Deputeti ndaloi me tone të forta edhe te koncesioni i Portit të Vlorës, duke paralajmëruar se projekti nuk do të nisë punën vitin e ardhshëm, ndonëse është premtuar nga qeveria. “Me kë koncension ta nisësh më parë. Cili koncesion i dhënë nga qeveria ka qenë...