Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gjykata Speciale në Hagë merr vendimin, i zgjat paraburgimin Hashim Thaçit
Gjykata Speciale në Hagë ka marrë një vendim të ri për çështjen ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke konfirmuar vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, po gjykohet për akuza që lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat Prokuroria pretendon se janë kryer gjatë konfliktit të viteve 1998–1999. Sipas raportimit të mediave të Kosovës, vendimi për zgjatjen e paraburgimit është marrë të martën nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Në arsyetimin e tij, trupi gjykues ka vlerësuar se ende ekzistojnë rreziqe që, sipas Gjykatës, e bëjnë të domosdoshme vazhdimin e këtij regjimi të sigurisë. Ndërkohë, procesi gjyqësor po i afrohet fazës së përmbylljes. Në...