Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasada Amerikane: Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka vlerësuar si ekselente punën e prokurorit Altin Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme. Përmes rrjete sociale, ambasada amerikane thekson gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho. “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”.