Forumi Ekonomik i Delfit: Tirana në qendër të dialogut rajonal, ekonomik e politik

Forumi Ekonomik i Delfit: Tirana në qendër të dialogut rajonal, ekonomik e politik

Forumi Ekonomik i Delfit, zhvilloi më 10 dhjetor, në Tiranë, edicionin e saj të 5- të, për të nxjerrë në pah rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë, si një qendër ndërkombëtare, për dialogun ekonomik dhe politik në Evropën Juglindore. Për të pestin vit radhazi në Tiranë, Forumi bëri bashkë përfaqësues të nivelit të lartë nga politika, biznesi dhe akademia në Shqipëri dhe komuniteti ndërkombëtar. Forumi Ekonomik i Delfit zhvillohet çdo vit në kryeqytete strategjike si Brukseli, Parisi, Berlini, Uashingtoni, Toronto, Bukureshti dhe Sofja, duke forcuar dialogun ndërkombëtar, mbi zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Pas fjalës së hapjes, mbajtur nga Symeon G. Tsomokos, i Forumit Ekonomik,  Delfi, Greqi,  Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, foli për perspektivat e ekonomisë shqiptare, në një mjedis ndërkombëtar...