Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
GJKKO lë në arrest me burg grupin e ‘Rrajave’, mes tyre edhe djali i ish-deputetit socialist
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur të vazhdojë masën e sigurimit personal “arrest në burg” për dhjetë persona të hetuar si pjesë e grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikim narkotikësh të Grupi kriminal ‘Rraja’. Mes të arrestuarëve është dhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili është një emër i njohur për drejtësinë, fillimisht në atë që njihet si dosja e Xhisiela Malokut, ku u kërcënua dhe oficeri Emiljano Nuhu që u detyrua të braktiste vendin, si dhe përplasjen mes fiseve Rraja dhe Maja, ku Rexhep Rraja ishte ndër protagonistët kryesorë. Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, e paraqitur më 10 dhjetor 2025, kishte për objekt marrjen...