Goditen 2 ‘Exchange’ në Gjirokastër, dy vëllezërit së bashku me djemtë e tyre jepnin me fajde para të përfituara nga krimi

Goditen 2 ‘Exchange’ në Gjirokastër, dy vëllezërit së bashku me djemtë e tyre jepnin me fajde para të përfituara nga krimi

PAMJE NGA ARRESTIMI GJIROKASTËR-Një rast i dhënies së parave me fajde dhe pastrimit të parave është zbuluar në Gjirokastër, ku tre persona janë vendosur në pranga dhe një i katërt është shpallur në kërkim. Të përfshirët janë dy vëllezër dhe djemtë e tyre, të cilët dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm përmes dy subjekteve “Exchange” në Tiranë dhe Gjirokastër. Nga kontrollet në subjektet “Exchange” dhe në banesat e personave të përfshirë u sekuestruan shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paund, 10 380 franga zvicerane, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, si edhe 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe prova të tjera materiale. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas...