‘Rruga’ nga “5D” tek “Toyota Auris”- Kush është Klodian Braho, prokurori i dosjeve të ‘nxehta’, sot në krye të SPAK

‘Rruga’ nga “5D” tek “Toyota Auris”- Kush është Klodian Braho, prokurori i dosjeve të ‘nxehta’, sot në krye të SPAK

Klodian Braho TIRANË-Klodian Braho, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme, do të jetë Drejtuesi i ri i SPAK për tre vitet e ardhshme. Braho mori 7 vota, duke u bërë drejtuesi më i votuar deri tani i SPAK në mbledhjen e KLP, pasi dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani, ishin zgjedhur me nga 5 vota secili. Por kush është prokurori i posaçëm Klodian Braho dhe rugëtimi i tij deri në krye të SPAK? Klodian Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, që prej krijimit të SPAK. Fillimisht ai u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin...