Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gonzato: Përgëzoj Klodian Brahon për detyrën e re, mirëpresim bashkëpunimin
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka përgëzuar prokurorin Klodian Braho për zgjedhjen si kreu i ri i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në një komunikim për mediat, Gonzato u shpreh se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, teksa shtoi se pret bashkëpunim me drejtuesin e ri. “Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim“,...