Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Në Kosovë qëndrova deri natën që i ra Rusia-Ukrainës”/ Rrëfehet Nuredin Dumani
Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë në kuadër të dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshminë e tij përpara trupës gjykuese, prokurorëve dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale. Gjatë seancës së zhvilluar këtë të enjte, Dumani ka treguar detaje të reja për komunikimet e tij me të pandehurin Erion Alibej, si dhe për periudhën kur ai ndodhej në kërkim për vrasje dhe u largua në Kosovë, për të shmangur ndjekjen nga autoritetet shqiptare. Avokati, Genti Rumano: Kur ke shkuar në Kosovë, ishe në kërkim? Nuredin Dumani: Po, isha në kërkim për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Kalova në doganë. Unë isha pasagjer. Ishim tre vetë, të tre në kërkim, vetëm makina nuk ishte në kërkim. Avokati, Genti Rumano: Sa...