Ja si e paralajmëroi gazeta “SOT” që në datën 20 nëntor fitoren e Joni Ketës në BKH dhe të Klodian Brahos në SPAK

Ja si e paralajmëroi gazeta “SOT” që në datën 20 nëntor fitoren e Joni Ketës në BKH dhe të Klodian Brahos në SPAK

Gazeta “SOT” paralajmëroi saktësisht, që në 20 nëntor, se gara për drejtimin e dy institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë, SPAK dhe BKH po shkonte drejt fitores së dy emrave: Klodian Brahos dhe Joni Ketës. Dhe ashtu ndodhi. Klodian Braho është zgjedhur sot drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke marrë shtatë vota pro nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai merr detyrën për një mandat trevjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje, duke zëvendësuar Altin Dumanin në krye të institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion në vend. Ndërsa dy ditë më pare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi unanimisht 11 me 0 për zgjedhjen e Joni Ketës si drejtues i dytë i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH),...