“Arkitektët e AI” shpallen Personazhi i Vitit nga Revista Time

“Arkitektët e AI” shpallen Personazhi i Vitit nga Revista Time

Bota E Enjte, 11 Dhjetor 2025 15:37 Revista Time ka emëruar “arkitektët e inteligjencës artificiale (AI)” si Personazhin e Vitit 2025, duke shënuar një ndryshim nga zgjedhja e një individi të vetëm. Kjo zgjedhje thekson ndikimin e shpejtë dhe transformues të AI-së dhe kompanive pas saj në shoqëri, duke e cilësuar vitin si një pikë kthese për përdorimin e saj të përditshëm. Në kopertinat e revistës shfaqen figura kyçe si Jensen Huang i Nvidia-s, Mark Zuckerberg i Meta-s, Elon Musk i X-it, “nëna” e AI-së Fei-Fei Li, Sam Altman i OpenAI-s, Lisa Su e AMD-së, Dario Amodei i Anthropic-ut dhe Sir Demis Hassabis i Google-s. Ky njohje vjen ndërsa bumi i teknologjisë, i nisur nga lançimi i ChatGPT-së në fund të vitit 2022, vazhdon me...