Turistët e huaj shpenzuan 4,4 miliardë euro në vendin tonë

Turistët e huaj shpenzuan 4,4 miliardë euro në vendin tonë

Turistët dhe vizitorët e huaj jo vetëm po vijnë më të shumtë në numër, por edhe po konsumojnë dhe shpenzojnë më shumë gjatë qëndrimit në vendin tonë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se për periudhën janar-shtator 2025, të huajt kanë shpenzuar 4,4 miliardë euro, ose 14,5% më shumë se vitin e kaluar. Në 3-mujorin e tretë, turistët dhe vizitorët e tjerë të huaj shpenzuan 2,3 miliardë euro, ose 21,6% më shumë me bazë vjetore. Për periudhën janar-shtator, shpenzimi mesatar llogaritet rreth 431 euro, nga 398 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Rritja e shpenzimeve lidhet drejtpërdrejt edhe me rritjen e numrit të vizitorëve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 9-mujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria u vizitua nga 10,2 milionë...