Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rusia i merr shtëpitë ukrainasve: Sekuestrim masiv pronash në territoret e pushtuara
Rusia ka vendosur të lejojë ligjërisht sekuestrimin masiv të pronave të ukrainasve në territoret e pushtuara nga Moska. Autoritetet pushtuese kanë marrë fuqinë t`i shpallin shtëpitë “pa pronar” dhe t’ia dorëzojnë ato personave të tjerë. Ky rregull do të mbetet në fuqi deri në vitin 2030. Lajmin e përcjell Qendra e Ukrainës për Kundërdisinformim, sipas të cilës, nuk ekzistojnë deri tani kritere të qarta për lëvizjet në fjalë, cka do të thotë se ky rregull i prek të gjithë — ai ata që janë larguar për shkak të luftës, ashtu edhera ata që ende jetojnë në shtëpitë e tyre. Apartamentet e sekuestruara do t’u dorëzohen banorëve rusë, ushtarëve rusë, forcave të sigurisë dhe zyrtarëve të Moskës që po dërgohen në rajonet e pushtuara për të...