Austria ndalon shaminë e kokës për vajzat nën 14 vjeç: Kush refuzon, gjobë ose burg

Austria ndalon shaminë e kokës për vajzat nën 14 vjeç: Kush refuzon, gjobë ose burg

Këshilli Kombëtar i Austrisë voton sot për ndalimin e shamisë së kokës për vajzat nën moshën 14 vjeç në shkolla. Në Komisionin e Arsimit të parlamentit austriak, partitë qeverisëse votuan pro – ÖVP konservatore, Socialdemokratët dhe NEOS liberale. FPÖ nacionaliste e krahut të djathtë gjithashtu votoi pro tij, ndërsa vetëm të Gjelbrit votuan kundër. Tashmë, pritet që ndalimi i shamisë të miratohet në votim të plotë parlamentar. Një përpjekje e ngjashme u ndërmor edhe në 2020-tën, kur koalicioni i atëhershëm qeverisës i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Austriake (ÖVP) dhe Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) votoi për ndalimin, siç kujton DW, por tentativa dështoi para Gjykatës Kushtetuese, sepse ligji në atë kohë shkelte parimet e trajtimit të barabartë dhe lirisë fetare. Gjykata vendosi...