Me 7 vota ‘pro’, zgjidhet kreu i ri i SPAK

Me 7 vota ‘pro’, zgjidhet kreu i ri i SPAK

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Klodian Braho  ka marrë shumicën e votave për të drejtuar këtë institucion. Ai mori 7 vota pro. Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj. Ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë. Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.