Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Covid-19, periudha kur oqeanët ranë në qetësi
Gjatë izolimeve globale të vitit 2020, lëvizja detare u ngadalësua në ekstrem dhe ndotja nënujore pothuajse u zhduk. Në atë heshtje të pazakontë, u bënë të dukshme vetëm këngët dhe zhurmat natyrore të jetës detare. Për dekada me radhë mendohej se deti ishte thuajse i heshtur, thjesht sepse njeriu nuk i dëgjonte dot këto frekuenca. Por me përdorimin e hidrofonëve në fillim të shekullit XX, doli në pah se organizmat detarë përdorin një gamë të gjerë tingujsh për komunikim, gjueti dhe riprodhim. Rritja e zhurmës së shkaktuar nga aktiviteti njerëzor ka ngritur shqetësime serioze se sjellje kyçe të faunës detare po dëmtohen. Që prej vitit 2010, shkencëtarët po kërkonin mënyra për të “qetësuar detin” për të kuptuar ndikimin real të zhurmës tek jeta detare. Pandemia,...