Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Pushteti buron nga populli”, dorëzohet kryeministri pas protestave në Bullgari, njofton dorëheqjen e qeverisë
Kryeministri i Bullgarisë, Rozen Zheliazkov, njoftoi sot dorëheqjen e qeverisë së tij pas javësh protestash në gjithë vendin kundër politikave ekonomike dhe akuzave të qytetarëve për dështim të kabinetit. Njoftimi erdhi vetëm pak minuta para se Parlamenti të votonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. “Koalicioni ynë u mblodh, diskutuam sfidat dhe vendimet që duhet të marrim me përgjegjësi,” tha Zheliazkov. “Dëshira jonë është të jemi në nivelin që pret shoqëria. Pushteti buron nga populli.” Protestat, të cilat u intensifikuan të mërkurën në mbrëmje në Sofje dhe dhjetëra qytete të tjera, pasqyrojnë pakënaqësinë e publikut ndaj korrupsionit të thellë dhe paaftësisë së qeverive të njëpasnjëshme për ta luftuar atë. Javën e kaluar, qeveria u tërhoq nga projektbuxheti 2026, i pari i hartuari në euro, pas reagimeve...