Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përmbytje nga reshjet ekstreme në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë evakuohen
Banorët në Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përgatiten për përmbytje masive nga reshjet ekstreme të shiut në rajonin e Paqësorit Veriperëndimor. Lumenjtë Skagit dhe Snohomish në Oregon dhe Uashington janë në nivel kritik, dhe autoritetet paralajmërojnë për situatë që mund të përshkallëzohet në katastrofë. Guvernatori i Uashingtonit, Bob Ferguson, shpalli gjendjen e emergjencës të mërkurën, ndërsa shiu i pandërprerë dhe bora në zonat malore po rrisin rrezikun e përmbytjeve masive. Autoritetet paralajmërojnë se zinxhiri i furnizimit dhe rrjetet e transportit mund të goditen rëndë. Në Qarkun Skagit, një zonë e njohur bujqësore, është dhënë urdhër i menjëhershëm evakuimi. Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit, Robert Ezelle, deklaroi se rreth 75 mijë banorë në zonat e ulëta të lumit Skagit pritet të zhvendosen. Evakuimet...