Përfshihet nga flakët një kamion i parkuar pranë fabrikës së tullave në Lezhë

Përfshihet nga flakët një kamion i parkuar pranë fabrikës së tullave në Lezhë

Një automjet i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjteje pranë fabrikës së tullave në Lezhë. Kamioni ishte i parkuar në momentin kur ka marrë flakë, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, është bërë e mundur neutralizimi dhe shuarja e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij në ambientet e tjera të oborrit të fabrikës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.