Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Siguria e prokurorëve, prioritet absolut”, Gokaj: Dumani dhe Kraja s’kanë ndërhyrë në asnjë çështje
Kandidati i tretë për drejtimin e SPAK, Elvin Gokaj, prezantoi këtë të enjte para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij, duke vendosur në qendër të saj sigurinë e prokurorëve dhe stafit të strukturës. Gokaj theksoi se prokurorët e SPAK janë “në vijën bazë” të hetimeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndaj garantimi i mbrojtjes së tyre do të jetë prioritet kryesor në drejtimin e tij. “Prokurorët janë në vijën bazë të hetimit të krimit të organizuar. Për të siguruar qetësinë e prokurorit dhe familjarëve të tij, unë angazhohem të mbështes stafin për marrjen e të gjitha masave, në mënyrë që stafi të vijojë qetësisht punën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, tha ai. Sipas Gokajt: “Prokurorët duhet të punojnë të qetë,...