“Kam hetuar ministra dhe funksionarë të drejtësisë”, Braho tregon vizionin e tij për SPAK: Organizim dhe…

“Kam hetuar ministra dhe funksionarë të drejtësisë”, Braho tregon vizionin e tij për SPAK: Organizim dhe…

Klodian Braho, është një prej katër kandidatëve që garojnë për kreun e SPAK. Teksa paraqiti platformën e tij për drejtimin e institucionit ai tha se ka 18 vite në sistemin e prokurorisë. Braho ka ushtruar detyrën në disa zyra të ndryshme të vendit si Berat, Vlorë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ka ndjekur një sërë çështjesh penale Kundër funksionarë publikë të çdo niveli, por edhe në lidhje me krimin e organizuar. Braho sqaroi edhe vizionin e tij. “Sa i përket vizionit sqaroj që ky kandidim për drejtimin e SPAK është angazhim  kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e SPAK, ndërtimin e një strukture model e aftë dhe...