Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nëse çështja cënon stabilitetin e vendit si do veproje?”, Përgjigjet Musabelliu
Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po prezanton platformën e saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Pyetja: Po flitet për Republikën e Prokurorëve, si do të vepronit nëse një çështje do të prekonte stabilitetin e vendit? Nëse do të kishit një çështje që do të preknte stabilitetin e vendit dhe do t’ju kërkonin ta rishikonit pa u ndikuar, a do të mendonit për stabilitetin e vendit apo do të vazhdonit me akuzën? Musabelliu: Unë do të kontaktoja prokurorin e çështjes. Do ta informoja dhe do ta këshilloja vetëm të zbatonte ligjin dhe Kushtetutën. Nuk do të merresha fare me pjesën se çfarë mund të prishë ajo çështje. Unë do të shqyrtoja vetëm ligjin dhe Kushtetutën.