Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Rama në hall me Ballukun”/ Shehaj me tone të forta në Kuvend: Ore dolën përgjimet, u vodhën 50 mln euro me një sms
Agron Shehaj i ‘Mundësisë’, është rikthyer te kërkesa e tij për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Ai u ndal te skandali Balluku, që sipas tij u kap me fakte, në përgjime. “Kërkova interpelancë me kryeministrin dhe jo me ministren e Brendshme. E kuptoj shqetësimin e Taulantit. Me qetësi! E kuptoj në fakt, që kryeministri nuk është në Kuvend, pasi s’po vendoset këtu fati i tij, por diku tjetër. Kryeministri ka hallë më të mëdha se të dalë në interpelancë për jetën e shqiptarëve. Kryeministri ka hallin e Belinda Ballukut, është hall i jashtëzakonshëm. Sot Rama ishte në një event. Me paturpësinë më të madhe doli në 30 vjetorin e Prokurimeve Publike. Po mburrej për arritjen e Shqipërisë në luftën kudër korrupsionit. Kjo mazhorancë dhe Rama,...