Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Berisha bllokon foltoren, nuk lejon deputeten e tij të flasë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe ka dashur që të marrë fjalën. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, i ka bërë me dije se nuk është koha për replikë, sepse atij nuk iu përmend emri. Fjala i takonte deputetes Ina Zhupa, e cila ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja. Por Berisha, i cili kishte zaptuar foltoren, nuk e lejoi deputeten e tij që të fliste. Në këto kushte, të kërkuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Kuvendi kaloj në 5 minuta pushim./vizionplus.tv