Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tensionet me Rusinë/ Polonia i kërkon Google të fshehë bazat ushtarake në ‘Street View’
Ministria e Mbrojtjes e Polonisë i ka kërkuar kompanisë Google të fshehë bazat ushtarake në Street View, e cila ka ofruar imazhe të detajuara të aksesueshme publikisht për vite me radhë, sipas transmetuesit TVP World. Ministria konfirmoi se i ka paraqitur kërkesë zyrtare Google-s për të maskuar objektet “të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit” në shërbimet Google Maps, Google Earth dhe Google Street View. Ajo riafirmoi se Google Maps dhe Google Earth përfunduan procesin e maskimit të objekteve të treguara nga ministria, ndërsa Google Street View është në fazën e përgatitjes për zbatim. Kërkesa erdhi pasi një hetim nga media polake Interia zbuloi se Google Street View kishte shfaqur për vite me radhë detaje potencialisht të ndjeshme të tilla si vendndodhjet e kamerave...