Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shpërndanin kokainë tek ‘Komuna e Parisit’, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Target”, një aksion i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u bazua në informacione të siguruara në rrugë operative dhe çoi në ndalimin e dy personave që dyshoheshin për shpërndarje të kokainës në zonën e Komunës së Parisit. Në pranga ranë shtetasit A. V., 23 vjeç dhe E. Dh. (K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën në flagrancë me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje në lokalet e zonës. Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu dy telefona celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm. Policia njofton...