“Fëmijët vetëm qanin”, zjarrfikësi tregon ngjarjen ku apartamenti në Astir u përfshi nga flakët

“Fëmijët vetëm qanin”, zjarrfikësi tregon ngjarjen ku apartamenti në Astir u përfshi nga flakët

Një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Astirit, ku një apartament u përfshi nga flakët, duke rrezikuar jetën e disa fëmijëve dhe nënës së tyre. Zjarrfikësi Marko Gjona, i cili ndërhyri i pari në vendngjarje, tregoi për “Dita Jonë” emocionet dhe vështirësitë e atyre minutave dramatike. Sipas tij, çdo gjë ka ndodhur me shpejtësi, ndërsa tymi kishte pushtuar banesën e tyre, duke i detyruar fëmijët dhe nënën të strehoheshin në ballkon. Ishte pikërisht aty ku zjarrfikësit arritën t’i nxirrnin të sigurt. “Kur po i zbrisja, vetëm unë i flisja. Fëmija ishte i trembur, më shtrëngonte fort në qafë dhe vetëm zemra i rrihte. Nuk dëgjoja asnjë fjalë prej tij. Në video duket që ndalem dy herë për ta parë nëse ishte mirë. Vetëm i...