Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut

Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut

Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidatja për kreun e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, u pyet për debatin e fundit publik dhe politik që lidhet me masat e sigurisë, veçanërisht atë të arrestit me burg, e cila është përmendur edhe në rezolutën e Kuvendit. Musabelliu sqaroi se drejtuesi i SPAK-ut nuk ka kompetencë të ndikojë në masat e sigurisë të kërkuara nga prokurorët apo të vendosura nga gjykata. “Në SPAK janë 20 prokurorë dhe secili ka rastet e veta. Rasti-rastit nuk i ngjan. Është prokurori ai që konkludon që ka faktin penal, ka provat e mjaftueshme për të atribuuar një akuzë të caktuar përtej dyshimit të arsyeshëm për të komunikuar akuzën një subjekti të caktuar dhe konkludon një masë të caktuar sigurie,...