“Opozita, keq në histori, tmerr në matematikë”/ Seanca plenare, Bido: Për ju konsensus, është imponimi dhe pazari

“Opozita, keq në histori, tmerr në matematikë”/ Seanca plenare, Bido: Për ju konsensus, është imponimi dhe pazari

Deputeti i PD Ardit Bido, në fjalën e tij nga Kuvendi, u shpreh se opozita ndryshe nga sa pretendon nuk e do konsensusin për Avokatin e Popullit, pasi për ta konsensus është imponimi dhe pazari. Bido u ndal edhe në shprehjen e Flamur Nokës i cili e quajti Taulant Ballën injorant. Bido: Për opozitën koncensus është imponim dhe pazar. Çfarë mund të ketë konsensus më të madh se sa t’i japësh mundësinë opozitës të propozojë emrat prej të cilave shumica voton Avokatin e Popullit. Opozita nuk do këtë, do imponim. Për të kuptuar që ky problem vjen si pasojë e problemit të madh me gjuhën shqipe që ka kryesia e kësaj partie. Injorancë vlerësohet ai që ka dijeni të cekëta, i pagdhendur, injorant në politikë...