Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Trump Gold Card”, 1 mln dollarë, vizë për ata që paguajnë shumën dhe që mund të japin përfitime të mëdha për SHBA
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për një periudhë afatgjatë për të pasurit që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë. Skema, e quajtur “Trump Gold Card”, përshkruhet si një “rrugë e drejtpërdrejtë drejt shtetësisë për të gjithë personat e kualifikuar dhe të verifikuar”. “Sa emocionuese! Kompanitë tona të mrekullueshme amerikane më në fund do ta mbajnë talentin e tyre të çmuar”, tha Trump. E ashtuquajtura Karta e Artë Trump është prezantuar për herë të parë më herët gjatë këtij viti, dhe atë mund ta blejnë ata që dëshmojnë se do t’iu ofrojnë Shteteve të Bashkuara “përfitime domethënëse”. Skema e re premton sigurimin e lejes së qëndrimit në SHBA në “kohë rekord” dhe kushton 1 milion...