Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Dhoma Amerikane: Jo paqes fiskale, cënon konkurencën, mundëson legalizimin e parave të krimit
Dhoma Amerikane e Tregtisë e kundërshton nismën e qeverisë për të fshirë rreth 1 miliardë euro detyrime tatimore dhe doganore të papaguara nga bizneset, të krijuara më shumë se 10 vjet më parë. Në një deklaratë, Dhoma Amerikane thotë se paqja fiskale cenon konkurrencën e ndershme dhe e sheh atë si një mundësi për të legalizuar paratë me origjinë të dyshimtë. “Projektligji propozon një skemë në të cilën bizneset që kanë deklaruar me korrektësi fitimet ndër vite vendosen në një pozicion të pafavorshëm, ndërsa subjektet që kanë shmangur detyrimet tatimore përfitojnë drejtpërdrejtë. Mungesa e detyrimit për të verifikuar origjinën e fondeve krijon rrezikun që përmes kësaj skeme të legalizohen kapitalet me burim të paqartë ose potencialisht kriminal. Mospërfshirja e mekanizmave të fortë të kontrollit në...