Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump prezanton “vizat e arta”… në vlerë 1 milion dollarë
Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të pasurit që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë. Përmes postimeve në rrjete sociale, Trump tha se viza do t’iu mundësojë blerësve të saj “hyrjen direkte në rrugën për shtetësi, për të gjithë personat e kualifikuar e të verifikuar”. Sa emocionuese! Kompanitë tona të mrekullueshme amerikane më në fund do ta mbajnë talentin e tyre të çmuar. Për herë të parë, e ashtuquajtura “Karta e Artë Trump”, u prezantua më herët gjatë vitit dhe mund ta blejnë ata që dëshmojnë se do t’iu ofrojnë Shteteve të Bashkuara “përfitime domethënëse”. Skema e re premton sigurimin e lejes së qëndrimit në SHBA në “kohë rekord” dhe kushton 1...