Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka, shuhet masa për inceneratorin e Fierit
Lirohet nga burgu pas kater vitesh ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Shkalla e parë e gjykatës së posaçme ka shuar masën për inceneratorin e Fierit. Çështja e inceneratorit është kthyer për rigjykim por ende nuk është regjistruar në Apel. Në këtë kuptim i ka përfunduar afati i mbajtjes në paraburgim përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë. Top Channel