Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!
Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo theksoi se angazhimi i saj profesional synon jo vetëm hetimin e çështjeve penale, por edhe përmirësimin e standardeve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së hetimeve. Musabelliu vuri theksin tek ndërtimi i një marrëdhënieje transparente me mediat, duke respektuar sekretin hetimor dhe integritetin e institucioneve. “Gjatë ushtrimit, kam hetuar çështje me ndjeshmëri dhe vëmendje të lartë publike, ku media ka luajtur një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e çështjeve të rëndësishme.Kam respektuar gjithmonë integritetin hetimor, duke vendosur balancë midis sekretit hetimor dhe të drejtës për informim. Në ushtrimin e funksionit si drejtues i SPAK, e...