Agim Vinca: Shqipja dhe Bashkimi Evropian

Agim Vinca: Shqipja dhe Bashkimi Evropian

Agim Vinca (Post scriptum) Nga Agim Vinca Kur po bëhesha gati ta dorëzoja librin në shtyp,[1] më ra në dorë një artikull me titull “Si të hyjmë në Evropë me një alfabet modern”, botuar në gazetën “Dita” të Tiranës, më 7 shtator 2022. Emrin e autorit, Aristotel Spiro, e kisha dëgjuar, por nuk kisha lexuar gjë prej tij. E lexova me kërshëri dhe me një ndjenjë habie artikullin në fjalë, sepse nuk kisha dëgjuar që dikush ta “kontestonte” alfabetin me të cilin shqiptarët si komb shërbehen tash më se njëqind vjet. Pas këtij artikulli, i cili, siç pohon vetë autori, ishte botuar fillimisht para 14 vjetësh (më 2008), lexova edhe një libër të këtij autori, librin me titull “Shqip (Sprova gjuhësore dhe artikuj)”, botuar në...