Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
PD kërkon tërheqjen e Endrit Shabanit nga gara për Avokat të Popullit: Është lepuri i Surrelit, mbështesim Ndregjonin dhe Kalanë
Partia Demokratike kërkoi sot heqjen nga rendi i ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi sipas saj, maxhoranca po tenton ta marrë këtë institucion përmes Endrit Shabanit. Nënkryetari i grupit të PD-së, Belind Këllici tha se dy kandidatët që mbështet opozita janë Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja. “Në 5 dhjetor ju jeni njoftuar për tërheqjen e gjithë firmave të deputetëve të PD për kandidaturat që janë paraqitur për Avokat të Popullit. Në listë ndodhet edhe lepuri i Surrelit, Endrit Shabani, i cili po çon deri në fund skenarin e maxhorancës që avokatin e Popullit do ta marrë PS-ja. Që të jemi të qartë, qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidatët për Avokat nuk i ka firmat e deputetëve të PD-së për të...