U rrëzua nga tarraca e katit të gjashtë, humb jetën 74-vjeçari në Vlorë

U rrëzua nga tarraca e katit të gjashtë, humb jetën 74-vjeçari në Vlorë

Një i moshuar ka humbur jetën aksidentalisht në Vlorë pasi është rrëzuar nga lartësia. Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, ku shtetasi P. J., 74 vjeç, dyshohet se gjatë ngjitjes për në tarracën e pallatit është rrëzuar nga kati i gjashtë dhe  si pasojë, ka ndërruar jetë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.