Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet
Kur mendojmë për pushime në qytet, Nju Jorku, Parisi apo Roma zakonisht janë në krye të listës, por kohët e fundit Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë qyteti më i preferuar evropian për britanikët, shkruan Courtney Pochin në të përditshmen britanike “Metro”. Tirana, kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë – dikur një zonë gri komuniste deri në vitet 1990 – ka pësuar një rigjallërim të madh vitet e fundit, duke tërhequr një numër në rritje turistësh të huaj. Falë transformimit të saj, kulturës interesante, ushqimit të lirë dhe të shijshëm, si dhe atmosferës së gjallë, ekspertët e udhëtimit e kanë quajtur Tiranën “qytetin më të ri turistik në Evropë”. Duke filluar nga viti i ardhshëm, turistët britanikë mund të rezervojnë një udhëtim drejt kryeqytetit shqiptar për...