Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal, Sala: Standarde europiane në kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës

Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal, Sala: Standarde europiane në kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me qeverinë italiane, nisën zbatimin e projektit “Përmirësimi i shëndetit të nënës dhe të porsalindurit në Shqipëri – MATHERNA”, një nismë strategjike që synon transformimin e shërbimeve neonatale dhe të kujdesit për nënat në Shqipëri. Projekti vjen pak javë pas marrëveshjes së nënshkruar në Romë, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Falë një financimi prej 6 milionë eurosh nga qeveria italiane dhe mbështetjes tekniko–shkencore të ASST Fatebenefratelli Sacco, MATHERNA përfaqëson një model të ri partneriteti ndërinstitucional të orientuar drejt ofrimit të shërbimeve cilësore në struktura spitalore moderne, të sigurta dhe të pajisura sipas standardeve ndërkombëtare. Gjatë fjalës në takimin prezantues, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi rëndësinë thelbësore të investimeve në periudhën...