Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Më shumë qëndroj me ta sesa me familjen biologjike”, Xholi para KLP: Secili prokuror është kandidat potencial
Ka nisur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë procesi i intervistimit të kandidatëve për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Kandidati i parë që po intervistohet është Adnan Xholi, i cili në fjalën e tij tha se Prokuroria e Posaçme ndodhet në një fazë të rëndësishme, në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Ai gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme mbrojtja e magjistratëve prokurorë ndaj sulmeve të padrejta që i bëhen. “Secili prej prokurorëve të SPAK është kandidat potencial për të drejtuar atë strukturë, falë rezultateve që ata kanë arritur. Do të mbështes çdo kandidat që do të fitojë, sepse janë familja ime. Më tepër qëndroj me ta, sesa me familjen biologjike”, tha Xholi. Xholi shtoi se gjatë punës...