Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Xholi, pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK: Të mos hetojmë korrupsion me shifra të vogla
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, tha se është pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK, por edhe ndryshimit të ligjit për sa i përket llojit të çështjeve që duhet të hetojë ky institucion. I pyetur nga anëtari i KLP, Vate Staka, nëse mendon se SPAK duhet të mbetet një njësi elitë e akuzës dhe a do të prekej ky status nga shtimi i numrit të prokurorëve, Xholi u përgjigj: “Çështjet në SPAK zgjasin me muaj dhe vite. Jo pa qëllim kërkova që duhen patjetër ndryshime të kompetencës lëndore, sidomos për sa i përket korrupsionit me shifra të vogla. Duke u ruajtur ekuilibri mes ndryshimit të kompetencës lëndore dhe shtimit të prokurorëve, do të arriheshin më shumë rezultate”. “Më shumë qëndroj me ta...