Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
A keni pyetur ndonjëherë cila është piktura e parë nudo e realizuar nga një shqiptar? Do të befasoheni me vitin…
Me duart e vendosura në kokë dhe sytë e përhumbur diku, nudoja në tablonë e Sadik Kacelit mbart gjithë misterin e së bukurës. E realizuar në vitin 1938, kur artisti ishte vetëm 26 vjeç. Kjo është një nga nudot më të bukura në historinë e nudos shqiptare. Vajza që pozon është shqiptare. Gjatë kohës së studimeve në Francë, Kaceli ka realizuar një sërë nudosh me laps. Silueta femrash që tashmë janë pjesë e koleksionit të çmuar të familjes. Sadik Kaceli lindi më 14 mars 1914 në Tiranë dhe ndërroi jetë në 24 dhjetor 2000 në Tiranë. Në vitet 1932–1936, nën drejtimin e pedagogëve Andrea Kushi, Mario Ridola dhe Abdurrahim Buza ndoqi “Shkollën e Vizatimit” në Tiranë. Në vitin 1934 ai u zgjodh si një nga...