Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë mbërrin në KLP

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë mbërrin në KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë këtë të enjte kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Teksa duhen edhe pak minuta nga nisja e orarit zyrtar të mbledhjes, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nicholas Abbott kanë mbërritur në KLP për të ndjekur procesin nga afër. Për drejtimin e Strukturës së Posaçme në garë janë katër kandidatë, përkatësisht; Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj, dhe Klodian Braho. Kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre dhe më pas do jetë KLP-ja, e cila do të përzgjedhë pasuesin e Altin Dumanit, për një mandat trevjeçar në krye të SPAK.