Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP nis mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj. Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 09.00 nisi seanca dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta. Në seancën dëgjimore janë të papranishëm përfaqësuesja amerikane, Van Horn dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato. Pas seancave pritet të bëhet votimi, ku fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota. Gara për drejtimin e SPAK ka ngjallur interes të lartë, për shkak të peshës së këtij institucioni në hetimin e korrupsionit në nivele...