Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të zhvillojë sot në orën 09:00 seancën për intervistat me kandidatët për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në garë janë katër kandidatë: Adnand Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, të cilët do të prezantojnë përpara anëtarëve të KLP-së platformat e tyre, duke shpjeguar vizionin dhe planin e tyre për drejtimin e SPAK-ut. Zgjedhja e kreut të ri të SPAK do të bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, aftësitë drejtuese, vizionin dhe planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, si dhe imazhin publik të karrierës së kandidatit. Votimi do të jetë i hapur dhe...